أمّ السلام _ إليدا بريفتي
Autore Elida Prifti Shqipëri 🇦🇱 Greqi 🇬🇷
Data 5.5.2026 të drejtat autorit
NËNA E PAQES
Në gjirin e dheut të lashtë,
Rrin nëna, burim i dritës;
Me duar mban agimin,
Dhe shuan terrin e mitës.
Në zemër i rreh stuhia,
Si det që s’njeh kufi;
Por buzët i bëhen lutje,
Për paqe mbi njerëzi.
Në sy i fle hëna e bardhë,
E varur mbi re të ftohtë;
Dhe loti i saj i heshtur,
Bëhet yll në errësirë botë.
Në hap i lind toka e butë,
Ku rritet shpresa e re;
Dhe bota e lodhur nga gjaku,
Në gjirin e saj gjen atdhe.
O nënë, ti je flakë e qetë,
Që digjesh pa u parë;
Je urë mes qiellit e dheut,
Dhe paqja që s’ka të ndarë.




اضف تعليقاً عبر:
الابتسامات